UBT News

Real Madridi transferon Yan Diomanden, nënshkruan kontratë deri në vitin 2033

Real Madridi ka zyrtarizuar transferimin e një prej talenteve më të kërkuara të futbollit evropian, Yan Diomande, duke e bërë sulmuesin anësor përforcimin më të ri të skuadrës.

Klubi madrilen njoftoi se ka arritur marrëveshje me RB Leipzigun për transferimin e 19-vjeçarit, i cili ka nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare, të vlefshme deri më 30 qershor 2033.

“Real Madridi dhe RB Leipzigu kanë arritur marrëveshje për transferimin e Yan Diomandes, i cili do të jetë pjesë e klubit tonë për shtatë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2033”, thuhet në komunikatën zyrtare të “Los Blancos”.

Transferimi i reprezentuesit të Bregut të Fildishtë ishte një nga temat më të përfolura të merkatos së verës, pasi për të shfaqën interes disa prej klubeve më të mëdha evropiane. Megjithatë, gara u fitua nga Real Madridi, i cili siguroi firmën e një futbollisti që konsiderohet si një nga talentet më premtues të brezit të tij.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, marrëveshja mund të arrijë vlerën totale prej 140 milionë eurosh, duke e bërë Diomanden një nga transferimet më të shtrenjta në historinë e klubit madrilen. Shuma përfshin rreth 125 milionë euro të garantuara, ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga bonuse të lidhura me paraqitjet dhe sukseset sportive.

Diomande vjen në “Santiago Bernabéu” pas një sezoni mbresëlënës me Leipzigun, ku realizoi 12 gola dhe regjistroi nëntë asistime në Bundesliga, duke konfirmuar statusin e tij si një nga sulmuesit anësorë më premtues në futbollin evropian.

D.L

Exit mobile version