Real Madridi është duke tentuar ta bindë Raphael Varanen të qëndrojë në Madrid.
Klubi spanjoll do të nisë bisedimet për vazhdimin e kontratës e cila i skadon në vitin 2022.
Por, 27-vjeçari thuhet se ka vendosur të largohet gjatë verës nga “Mbretërit”. Për mbrojtësin francez interesim kanë shprehur skuadra të njohura evropiane.
Juventusi, Manchester Unitedi, Liverpooli dhe PSG-ja, janë në garë për t’i siguruar shërbimet e francezit.
Varane është pjesë e klubit spanjoll që nga viti 2011, kur u transferua nga Lens për 10 milionë euro.