UBT News

Real Madridi sytë kah Heung Min Son

Real Madridi ka shprehur interesim për sulmuesin e Tottenhamit, Heung Min Son.

Sipas mediave spanjolle drejtuesit e klubit madrilen e shohin sulmuesin e Koresë së Jugut, si përforcim ideal.

Forma e lartë që ka treguar këtë sezon me londinezët, Son, ka bërë që lojtari të pëlqehet shumë nga klubi spanjoll.

Son ka kontratë me Spurs deri në vitin 2023, përderisa klubi anglez po tenton ta bind të mbetet në Londër.

Këtë edicion në të gjitha garat 28-vjeçari ka shënuar 16 gola dhe tetë asistime./UBTNews

Exit mobile version