UBT News

Real Madridi synon të përforcojë kreun e tabelës, pret në shtëpi Athletic Bilbaon

La Liga vazhdon sot me vetëm një ndeshje në kuadër të programit të xhiros së 15 të sezonit të ri, ku gjigandi spanjoll Real Madrid pret në shtëpi skuadrën e Atheltic Bilbaos.

Sonte me fillim nga ora 21:00, në stadiumin “Santiago Bernabeu”, Real Madrid do të synojë të arkëtojë pikët e plota dhe të përforcojë kreun e tabelës, ku përballet me skuadrën e Athletic Bilbaos.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Real Madridi shënoi fitore me rezultat të ngushtë 2:1 kundër Sevillas, kurse Athletic Bilbao barazoi me rezultat 2:2 me skuadrën e Granadas, përcjell KosovaPress.

Momentalisht, pas 14 ndeshjeve të zhvilluara, “Galaktikët” gjenden në vendin e parë në tabelë me gjithsej 33 pikë, 13 sosh më shumë se kundërshtari i sotëm Athletic Bilbao që zë vendin e tetë.

Sa i përket ndeshjes së sotme te të dy skuadrat do të ketë mungesa të lojtarëve, ku për Real Madridin nuk do të paraqiten Bale dhe Ceballos, kurse te Athletic Bilbao do të mungojnë Berchide, Martinez, Nolaskoain, Villalibre dhe Vivian.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Vinicius, Benzema, Asensio

Athletic Bilbao (4-4-2): Simon; Lekue, Alvarez, Nunez, Balenziaga; N Williams, Vencedor, D Garcia, Muniain; I Williams, R Garcia

21:00 Real Madrid – Athletic Bilbao (Stadiumi Santiago Bernabeu)

Exit mobile version