Real Madridi po planifikon lëvizje konkrete për Victor Froholdtin, mesfushorin 19-vjeçar danez që luan për FC Porto.
Froholdt iu bashkua Portos verën e kaluar nga Copenhagen për rreth 20 milionë euro dhe është shndërruar shpejt në një nga lojtarët kryesorë të skuadrës.
Gjatë sezonit, ka regjistruar 17 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 2 gola dhe dhënë 2 asistime, e ka kontratë me klubin deri më 2030.
Sipas raportimeve të “Tutto Sport”, interesi për Froholdtin është rritur, me disa nga klubet më të mëdha evropiane që e monitorojnë nga afër. Borussia Dortmund, Atletico Madrid, Napoli, Manchester United dhe Juventusi e kanë futur në listat e tyre të dëshirave.
Raportet tregojnë se edhe Juventusi mund të tentojë ofertë, duke shfrytëzuar marrëdhëniet që ka zhvilluar me Porton gjatë viteve të fundit.
Performancat e Froholdtit në sezonin e tij të parë në Portugali kanë konfirmuar talentin dhe potencialin e madh të mesfushorit, i cili tashmë konsiderohet një nga lojtarët e rinj më të ndjekur në Evropë. /A.Z/UBT News/
