UBT News

Real Madridi shumë afër transferimit të Camavingas

Real Madridi është në negociata të avancuara për transferimin e talentit Eduardo Camavinga. Tashmë ka një ofertë zyrtare në tavolinë për skuadrën franceze, Rennes nga “Los Blancos”.

Marrëveshja nuk është kompletuar 100%, por Camavinga dëshiron të largohet nga Rennes dhe po e preferon kalimin në Madrid.

Real Madridi ka ofruar mbi 30 milionë euro për të. Camavingas i skadon kontrata edicionin e ardhshëm dhe mund të largohet falas.

Exit mobile version