Kampioni në fuqi i Spanjës, Real Madrid, sonte ndeshet me Real Valladollidin në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të La Ligas spanjolle. Klubi nga Madridi, do të mirëpresë skuadrën e Sergio Gonzalez në Santiago Bernabeu, në një takim që në letër favorit është skuadra e Zinedine Zidane.
Zinedine Zidane do të jetë pa Eden Hazard, i cili pas kontrolleve mjekësore doli të jetë i lënduar, mirëpo do të ketë mundësi të ndryshme për ta zëvendesuar si Vinicius apo Rodrygo.
Marco Asensio mbetet në dyshim për të startuar pasi që sapo është rikthyer nga lëndimi, mirëpo gjasat janë të mëdha që ai të ketë minuta në këtë takim.
Zidane do të tentojë që titullin kampion ta mbrojë këtë vit, mirëpo do të jetë e vështirë pas përforcimeve që skuadrat e La Ligas kanë bërë këtë vit, si dhe me ardhjen e konkurrentit më të ri nga ana e Barcelonës, Ronald Koeman./UBTNews