UBT News

Real Madridi pa Benzeman dhe 8 lojtarë të tjerë kundër Atalantës në Champions

Madrid Spagna 03/11/2020 - Champions League / Real Madrid-Inter / foto Image nella foto: Karim Benzema PUBLICATIONxNOTxINxITA

Real Madridi ka marrë një goditje të hënën me lajmin se Karim Benzema nuk do të jetë i gatshëm për t’u paraqitur kundër Atalantës në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Trajneri Zinedine Zidane do të udhëtojë drejt Bergamos pa nëntë futbollistë të ekipit të parë, përjashtuar ndonjë befasi të çastit të fundit, transmeton Gazeta Express.

Mungesa e sulmuesit francez nënkupton se Madridi nuk do të mundë të llogarisë në shënuesin e 17 golave, apo 34% të golave të skuadrës deri tani këtë sezon.

Por Madridit do t’i mungojnë edhe Sergio Ramos, Eden Hazard, Fede Valverde dhe Rodrygo Goes, të cilët e kanë shënuar nga një gol të paktën deri tani.

Me fjalë të tjera, Zidane do të udhëtojë drejt Italisë me një skuadër prej e cila i ka shënuar vetëm 23 gola këtë sezon, golashënuesi më i mirë i së cilës është mesfushori Casemiro me gjashtë gola.

“Këta janë lojtarët që i kemi dhe do të përgatitemi mirë për këtë ndeshje”, tha Zidane para lojës.

Exit mobile version