E ardhmja e David Alabas është shumë e paqartë me lojtarin që ende nuk e di se ku do të transferohet.
Tashmë është e ditur se mbrojtësi austriak nuk do të qëndrojë te Bayern Munichu dhe kontrata e tij skadon në këtë verë.
U raportua fillimisht se Alaba ka arritur marrëveshje me Real Madridin dhe kalimi i tij te Los Blancos është mbyllur.
Mirëpo, babai i tij dhe agjenti Pini Zavahi kanë bërë ndërhyrjen e fundit, duke i ofruar Barcelonës shërbimet e lojtarit.
Sipas asaj që raporton tani Sky Sport Germany, Alaba tani është duke e pritur një telefonatë nga skuadra katalunase.
Raportet e mira të Zahavit me Joan Laportan, që është kandidat për president të Barcelonës, ka bërë që mbrojtësi të injorojë një kalim te Real Madridi.