UBT News

Real Madridi mposhtet nga Valencia

Skuadra madrilene është mposhtur nga Valencia si mysafir, me rezultat të bindshëm 4 me 1. Madrilenët e nisën mirë takimin duke shënuar të parët me anë të Benzemas, mirëpo pas atij goli gjithçka shkoi ters.

Madrilenët shkaktuan vetëm penalti e shënuan gol në portën e tyre. Carlos Soler dështoi për të shënuar nga penaltia herën e parë, por nuk dështoi në tri herët e tjera, duke shënuar hattrick penaltish gjë që nuk është e zakonshme në futboll, teksa Raphael Varane ishte ai që shënoi gol në portën e gabuar, që realit i shkaktoi një tjetër tronditje në repartin defansiv.

Me këtë humbje Real Madridi edhe njëherë dëshmon se nuk është në të mirën e tij dhe se ka nevojë për ndryshime në të gjitha repartet, marr parasysh lojën e dobët të zhvilluar nga lojtarët si Marcelo, Isco, Modric e Vinicius Junior./UBTNews

Exit mobile version