UBT News

Real Madridi mposht Interin

Real Madridi ka triumfuar mbrëmë ndaj Interit, në një takim interesant, që dhuroi spektakël dhe gola të shumta.

Skuadra nga Madridi arriti që të marrë këtë fitore krejt në fund, falë golit të Rodrygos në minutën e 80-të. Inter zhvilloi një lojë të bukur në pjesën e dytë të takimit, teksa e para u dominua më shumë nga madrilenët.

Edhe pse gjysmëpjesa e dytë u dominua nga lojtarët e Antonio Contes, konkretizimi ishte i dobët, gjë që e shfrytëzoi në mënyrë shumë të mirë Real Madridi.

Benzema, Ramos e Rodrygo shënuan për Realin, teksa për Interin shënuan Lautaro Martinez dhe Ivan Perisic./UBTNews

Exit mobile version