UBT News

Real Madridi kërkon t’ia zgjasë kontratën, ja përgjigja e Rodrygos

Së fundmi, kanë qarkulluar spekulime të shumta që Liverpooli po përgatit një ofertë për Rodrygon, ku besohej se Jurgen Klopp e shihte brazilianin si zëvendësuesin ideal të Sadio Manes.

Por, tani përmes një interviste ylli brazilian e ka konfirmuar vendimin për të ardhmen e tij te gjiganti spanjoll, Real Madrid.

Rodrygo ka zbuluar se ai do të nënshkruajë një kontratë të re me Realin, dhe ta vazhdojë të ardhmen e tij me kampionin evropian.

Po, unë do ta rinovojë kontratën time. Real Madridi është ëndrra ime”, tha Rodrygo për “ABC”.

Kontrata e re e yllit brazilian do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2028, ku edhe do të përfshihet një klauzolë lirimi marramendëse prej 1 miliardë eurove.

Exit mobile version