Real Madridi e ka mposhtur në udhëtim Eibarin me rezultat solid 3-1, në kuadër të javës së 14-të në La Liga.
Mbretërit vazhduan serinë pozitive në kampionat, duke marrë fitoren e katërt rresht dhe duke qëndruar prapa Atletico Madridit me pikë të barabarta, por që Atletico ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Në pjesën e parë Real Madridi arriti të shënojë dy gola, teksa mysafirët shënuan një të vetme, me një ndeshje që u karakterizua me lojë të hapur dhe raste nga të dyja taboret.
Benzema shënoi i pari në këtë takim pas gjashtë minutash lojë, asistuar nga Rodrygo Goes, teksa Luka Modric shënoi në minutën e 13-të për 2-0, e që Kike shënoi për vendasit në të 28-tën, për të ngushtuar epërsinë.
Në pjesën e dytë, u zhvillua një lojë më e barabartë, me madrilenët që menaxhuan takimin në secilin repart, e me Eibarin që kërkonte golin e barazimit.
Përkundër rasteve të shumta, goli i vetëm në këtë pjesëlojë erdhi përmes Lucas Vazquez, i cili shënoi në minutat shtesë të takimit, për të vulosur rezultatin përfundimtar./UBTNews