UBT News

Real Madridi i vendos çmimin mesfushorit spanjoll

Brahim Diaz është njëri nga lojtarët më të rëndësishëm të Real Madridit këtë sezon. Këtë sezon në La Liga mesfushori ka treguar cilësitë e tij të mira.

Kjo formë e mesfushorit, sipas mediave spanjolle ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve që kanë kontaktuar drejtuesit madrilenë për të kuptuar nëse ekziston mundësia e transferimit të tij në mënyrë të përhershme apo edhe në formë huazimi.

Megjithatë “Los Blancos” nuk e mendojnë aspak shitjen e tij. Madje tashmë nga 20 milionë euro që e vlerësonin kartonin e tij pas mbarimit të huazimit te Milani, ai vlen jo më pak se 60 milionë euro, një shifër vërtetë e lartë, që do të pranohej si ofertë vetëm në rast se lojtari kërkon të largohet./UBTNews/

Exit mobile version