UBT News

Real Madridi i interesuar në Kessien

Gjigandi spanjoll po synon që ta përforcojë mesfushën me yllin e Milanit.

Real Madrid është duke përgatitur që të bëjë një ofertë për mesfushorin e Milanit, Franck Kessie, raporton “El Nacional”.

Raportohej se Barcelona kishte shprehur interesim serioz për të nënshkruar me mesfushorin 24 vjeçar, por tani trajneri i tyre i ri Xavi nuk është i interesuar që të arrijë marrëveshje, përcjell KosovaPress.

Tani thuhet se Real Madridi ka hyrë në garë për shërbimet e Kessie-t, i cili mund të fillojë bisedimet për një marrëveshje me “Galaktikët” që në muajin janar.

Që prej transferimit te skuadra e Milanit, Kessie ka bërë 196 paraqitje për gjigandin e Serie A, duke regjistruar 32 gola dhe 15 asistime mbi emrin e tij.

Exit mobile version