Një klub i fuqishëm nga Arabia Saudite ka bërë një ofertë marramendëse për Vinicius Junior, duke i ofruar brazilianit një kontratë pesëvjeçare me një vlerë që arrin deri në 1 miliard euro. Sipas raportimeve të “RMC Sport”, nëse Vinicius Jr pranon këtë ofertë të jashtëzakonshme, Real Madridi do ta shqyrtonte mundësinë e shitjes së tij për një tarifë transferimi që mund të shndërrohej në një rekord botëror.
Gazetari Fabrice Hawkins ka raportuar se Real Madridi, megjithëse i ka dhënë shumë rëndësi lojtarit të tij, është i hapur për ta lejuar Vinicius të largohet, nëse ai vendos të pranojë këtë ofertë të pasur. Deri tani, braziliani nuk ka dhënë asnjë përgjigje për këtë ofertë të majme, duke lënë gjithçka në pritje.
Pavarësisht disa lëndimeve dhe një fillimi të vështirë të sezonit, klubi madrilen vazhdon të mbetet i fokusuar në të ardhmen dhe të përgatitet për sfidat e ardhshme. Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, dhe stafi i tij tashmë janë duke planifikuar për sezonin e ardhshëm dhe mundësitë e përforcimit të ekipit, përfshirë marrëdhëniet me lojtarët kyç si Vinicius, i cili ka pasur një rol të rëndësishëm në ekip për vitet e fundit. Megjithatë, kritikat që kanë rënë mbi paraqitjet e tij në fushë në këtë sezon kanë lënë të hapur mundësinë që klubi të pranojë një largim të tij./UBTNews/