UBT News

Real Madridi i gatshëm të paguaj klauzolën e lirimit për futbollistin e Leverkusenit

Bayer Leverkusen arriti ta sigurojë titullin e Bundesligës gjermane qysh në xhiron e 29-të të kampionatit, teksa kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në fund të edicionit për t’u luajtur.

Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso ka bërë një super-sezon, ku edhe nuk ka pësuar asnjë humbje deri më tani. Përveç futbollit të bukur dhe lojës mjaft cilësore, vëmendje kanë tërhequr edhe paraqitjet e jashtëzakonshme të futbollistëve të “Aspirinave”.

Së fundmi raportohet se Jeremie Frimpong ka përfunduar në listën e dëshirave të Real Madridit. Me “Los Blancos” të cilët janë të bindur se holandezi do të ishte pasuesi ideal i Dani Carvajal. Por në anën tjetër, sipas asaj që ka raportuar gazetari Fabrizio Romano, madrilenët do të duhet të mposhtin konkurrencën e skuadrave si Bayern Munich, Manchester United, Manchester City dhe Liverpool për t’i siguruar shërbimet e futbollistit.

Te Leverkusen duan ta mbajnë Frimpong, por ai ka një klauzolë të ulët largimi prej 40 milionë eurove dhe Real Madridi është i gatshëm ta paguajë atë menjëherë.

23-vjeçari deri më tani në këtë sezon ka luajtur 38 ndeshje në të gjitha garat, ku edhe ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar në 11 të tilla./UBTNews/

Exit mobile version