UBT News

Real Madridi i bashkohet garës për Van de Beek

Mesfushori holandez mund të kalojë në La Ligan spanjolle në muajin janar. Gjiganti spanjoll, Real Madrid i është bashkuar garës për të nënshkruar me mesfushorin e Manchester United Donny van de Beek, raporton “Fichajes”.

Holandezi kishte qenë i lidhur me një transferim te “Galaktikët” para se të kalonte te Manchester United në shtator të vitit 2020, dhe tani spekulohet se Reali do të ringjallë interesimin në Van de Beek këtë janar.

Raportohet se edhe gjiganti katalunas Barcelona dhe skuadra angleze Wolverhampton janë në garë për shërbimet e Van de Beek, ku edhe vetë ky i fundit dëshiron që të largohet nga gjiganti anglez pasi që ka dështuar që të jetë në planet e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.

Që nga transferimi i tij te Manchester United nga skuadra e Ajax, Donny van de Beek ka arritur të bëjë 41 paraqitje për “Djajtë e Kuq” duke regjistruar vetëm një gol dhe dy asistime mbi emrin e tij.

Exit mobile version