UBT News

Real Madridi humb nga Shakhtar Donetsk, rrezikon kualifikimin tutje

Real  Madridi është mposhtur nga Shakhtar Donetsk me rezultat 2-0, në një takim që skuadrës së Zidane i duhej fitorja. Madrilenët i komplikuan punët në grup, duke humbur dhe duke lëshuar pozitën e dytë në grup, ani pse me pikë të barabarta me Shakhtarin.

Pjesa e parë u nda baraz, në një takim që madrilenët nuk ishin në më të mirën e tyre, teksa e dyta i takoi vendasve. Dentinho shënoi i pari pas një lëshimi në zonën e madrilenëve, përmes Dentinho në minutën e 57-të.

Manor Solomon, shënoi golin e dytë për Shakhtar Donetsk, në të 82-tën, për 2-0, për të siguruar fitoren e këtij takimi, teksa madrilenët dolën kokëulur nga Stadion NSK Olimpiyskiy të Kyiv.

Me këtë humbje Los Blancos rrezikojnë kualifikimin tutje, pasi që Shakhtar është kandidati kryesor për kalim tutje në fazën tjetër në ligën më të madhe për klube./UBTNews

Exit mobile version