UBT News

Real Madridi dorëzohet nga gara për Alaban

Anësori i Bayern Munichut, David Alaba, ka vendosur që në fund të këtij sezoni të largohet nga skuadra bavareze, pasi që synon një pagë më të madhe se kjo aktualja, e që bavarezët nuk duan ta realizojnë këtë kërkesë.

Të interesuara për shërbimet e mbrojtësit austriak, i cili e luan edhe pozitën e mesfushorit, janë disa skuadra, por që gara mes tyre po bëhet më e ngushtë pas çmimit të lartë që Bayerni i ka vënë yllit bavarez.

Së fundmi, raportime të ndryshme nga Spanja, kanë treguar që Real Madridi, klubi i interesuar për shërbimet e austriakut, është dorëzuar nga gara, pasi që nuk mund t’i plotësojë kërkesat e tij financiare.

Momentalisht, Paris Saint-Germain është i vetmi klub që mund ta përballojë financiarisht transferimin e mbrojtësit të Bayernit, ani pse interesim për lojtarin ka shfaqur edhe Manchester City./UBTNews

Exit mobile version