Toni Kroos do të vazhdojë aventurën me Real Madridin për të paktën edhe një tjetër sezon. Mediat spanjolle e bëjnë të sigurt se gjermani dhe klubi spanjoll kanë rënë dakord për të vazhduar bashkëpunimin deri në vitin 2025, me mesfushorin që është bindur të rinovojë edhe për një vit kontratën.
‘Los Blancos’, u përpoqën me këmbëngulje që të mos humbisnin shërbimet e futbollistit i cili njëkohësisht është shumë i rëndësishëm për klubin dhe ka rezultuar vendimtar në sukseset e skuadrës në vitet e fundit.
Kroos, edhe këtë sezon ka treguar se mbetet një futbollist i niveleve të larta dhe rikthimi në kombëtaren e Gjermanisë duket se i ka dhënë një tjetër motiv 34-vjeçarit për të vazhduar karrierën në elitën spanjolle.
Në ditët e ardhshme pritet që të zyrtarizohet edhe kontrata e re e Toni Kroos, e vlefshme deri në verën e vitit 2025./UBTNews/