UBT News

Real Madrid po studion një lëvizje për talentin e Manchester Unitedit

Real Madridi ka filluar të mendojë për të ardhmen dhe siç dihet “Los Blancos” është një prej skuadrave që gjithmonë ka bërë goditjet e duhura në merkato.

Sipas mediumeve britanike, Real Madridi po e monitoron me kujdes situatën e talentit të Manchester Unitedit, Kobbie Mainoo.

18-vjeçari po shijon një sezon fantastik me 24 ndeshje të luajtura, ku edhe ka shënuar tri herë. Falë formës, kartoni i tij arrin shifrën e 40 milionë eurove dhe tani mbetet për t’u parë nëse madrilenët do të lëvizin seriozisht dhe nëse Manchester Unitedi do të heqë dorë nga një prej lojtarëve më premtues.

Talenti anglez ka një kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në verën e vitit 2027./UBTNews/

Exit mobile version