UBT News

Real Madrid po mendon për largimin e talentit të ri

Talenti Arda Guler nuk po i përmbush pritshmëritë e trajnerit të Real Madridit, Carlo Ancelotti. 18-vjeçari iu bashkua klubit spanjoll verën e kaluar nga Fenerbahce për shumën e 25 milionë eurove. Teksa ka luajtur gjithsej vetëm 92 minuta lojë, pasi mungoi për shkak të një lëndimi. Ndërkaq ai pritet të huazohet në fund të këtij sezoni.

Interesimi për shërbimet e turkut nuk mungon, duke filluar nga disa klube të La Liga-s dhe po ashtu Milan nga Serie A. Mirëpo ai është i fokusuar të ketë sukses te Los Blancos dhe dëshiron të luftojë për një vend në formacion.

Sipas gazetarit italian, Matteo Moretto thuhet se me ardhjen e mundshme të Kylian Mbappe dhe Endrick, me shumë gjasë Guler do të huazohet.

Megjithatë konkurrenca për fazën ofansive do të jetë e ashpër në Real Madrid sezonin e ardhshëm dhe tashmë tekniku italian do të ketë një sfidë të re rreth kesaj çështje./UBTNews/

Exit mobile version