Gjigandi spanjoll dëshiron që ta mbajë mesfushorin veteran në skuadër.
Krerët e Real Madridit janë duke planifikuar që të rinovojnë kontratën e mesfushorit kroat Luka Modric deri në qershor të vitit 2023, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.
Qëllimet e klubit kanë qenë të qarta gjithmonë që dëshirojnë ta mbajnë yllin kroat në skuadër pas paraqitjeve tejet të mira.
Modric konsiderohet lojtar kyç i formacionit të trajnerit Carlo Ancelotti dhe i krerëve të “Galaktikëve”.
Këtë sezon, Modric ka arritur të bëjë 17 paraqitje në të gjitha garat për Real Madridin, duke regjistruar pesë asistime mbi emrin e tij.