Edhe pse me disa ndryshime dhe me një modul loje ndryshe, Real Madrid arriti të kalonte pengesën e radhës e të avancojë në Kupën e Mbretit.
Në fushën e ekipit të kategorisë së tretë, Alcoyano, skuadra e Ancelottit triumfoi 3-1, sukses që vjen pas humbjes së shëmtuar 1-0 me Getafen në kampionat.
Për “los blancos” shënoi Eder Militao në 36’ dhe Asensio në 76’ teksa në Juan shënoi një autogol që vulosi rezultatin.
Eden Hazard dhe Mariano Diaz pothuajse të harruar nga Ancelotti luajtën titullarë por nuk arritën të linin gjurmë.
Gjithsesi rëndësi ka kualifikimi dhe tani Reali pret shortin për raundin e katërt të Kupës së Spanjës./Ora News