UBT News

Real Madrid në krizë financiare, nuk e blen dot Mbappen as këtë sezon

Real Madridi është duke pasur probleme të shumta në repartin e sulmit, me lëndime e me probleme për konkretizim të golave nga sulmuesit madrilen.

Zidane është duke e vështruar situatën, dhe qe një kohë të gjatë po e mendon transferimin e bashkëvendasit të tij Kylian Mbappe, tek skuadra e Los Blancos.

Por kjo si duket nuk do të mund të ndodhë, shkak se klubet kanë pësuar shumë humbje financiare, si shkak i pandemisë me COVID-19. E bomba e vërtetë, siç tifozët madrilen e quajnë mundësinë e kalimit të Mbappes tek Real Madridi, si duket nuk do të ndodhë as në verën e vitit 2021.

Mirëpo Real Madridi, është duke menduar opsione të tjera për mundësinë e transferit të francezit në Santiago Bernabeu, një prej të cilave është edhe shitja e disa prej lojtarëve, që nuk janë duke gjetur vend në 11-shen e parë, e që janë të pakënaqur me minutat e ofruara nga Zizou./UBTNews

Exit mobile version