Madrilenët kanë fituar, të ashtuquajturën finale të fazës së grupeve, ndaj Monchengladbachut, me rezultat 2 me 0.
Dy gola e Karim Benzemas, njëri në minutën e 9-të dhe tjetri në minutën e 32-të, e ndihmuan Zinedine Zidanen që të kualifikohet në fazën tjetër të garave, e një Real Madrid që në këtë takim ishte më ndryshe dhe më serioz.
Ndoshta edhe rikthimi i Ramos në formacion ka bërë që madrilenët të ndihen më të sigurt me lidershipin e tij, Teksa nga ana tjetër Inter nuk ka arritur që të mbesë të paktën në Europa League, pasi që ka barazuar me Shakhtar Donetskun 0 me 0./UBTNews