Real Madridi po e ndjek prej kohësh talentin e River Plate, Franco Mastantuono dhe duket se tanimë janë bindur se ia vlen të nënshkruhet me të. 16-vjeçari argjentinas ka shpërthyer në skenë muajt e fundit dhe pritet të jetë talenti i radhës që do të dalë nga Amerika e Jugut.
Sipas mediumit spanjoll ‘Marca’, Real Madridi do të kërkojë ta mbyll sa më shpejtë që është e mundur marrëveshjen me klubin argjentinas, River Plate, për të nënshkruar me Mastantuono, për të cilin gjithashtu interesim kanë shprehur edhe Barcelona, Manchester United e Paris Saint-Germain.
Mastantuono së fundmi ka zgjatur kontratën e tij me River deri në vitin 2026 me një klauzolë prej 45 milionë eurosh.
Duke pasur parasysh rekordin e Real Madridit për nënshkrimin e talenteve në zhvillim me skautin Juni Calafat në krye, thuajse pak skuadra do të vinin bast kundër aftësisve të tyre për të fituar një garë të tillë./UBTNews/