UBT News

Real Madrid fiton minimalisht ndaj Valladollit

Skuadra e Real Madridit ka arritur të shënojë fitore në udhëtim ndaj Valladollidit me rezultat 1-0, falë golit të shënuar nga Vinicius Junior.

Me lojën e mbrëmshme, skuadra e Realit të Madridit, si duket nuk e ka gjetur ende ritmin, pasi me vështirësi arriti që të rrëmbejë 3 pikë ndaj Valladollidit. Zinedine Zidane është duke provuar me taktikat e tij që të sjell një 11-she stabile, mirëpo që deri më tani ende nuk e ka një të tillë.

Vinicius Junior shënoi për Los Blancos në minutën e 65’ të takimit, për t’i dhënë Realit 3 pikë mjaft të nevojshme dhe të vështira nga ky takim.

Lëndimi i Hazard, mungesa e Toni Kroos, për Zidane po e bën të vështirë stabilitetin e skuadrës në fushë./UBTNews

Exit mobile version