Me dy gola në pjesën e dytë nga braziliani Vinícius Júnior, Real Madrid arriti një fitore të rëndësishme 2:0 ndaj Espanyol.
Takimi, i zhvilluar të dielën në kuadër të javës së 34-t të La Liga, u vendos në pjesën e dytë. Vinícius zhbllokoi rezultatin në minutën e 55-të pas asistimit nga Gonzalo García, ndërsa vetëm 11 minuta më vonë dyfishoi epërsinë pas një pasimi të saktë nga Jude Bellingham.
Pas kësaj fitoreje, Real Madridi mban vendin e dytë në tabelë me 77 pikë, ndërsa Espanyoli renditet i 13-ti me 39 pikë. Kryesimin e vazhdon Barcelona me 88 pikë, duke qenë shumë pranë titullit kampion.
Fati i titullit mund të vuloset fundjavën e ardhshme në përballjen direkte mes Barcelonës dhe Real Madridit, në El Clásico që zhvillohet më 10 maj në Camp Nou. Barcelonës i mjafton edhe një barazim për të siguruar matematikisht trofeun.
