Përballja mes Real Madrid dhe Sevilla ka ngjallur shumë polemika nga të dyja kampet. Në Madrid janë ankuar për golin e anuluar të Vazquez në fillimin e ndeshjes. Kurse, në krahun tjetër Sevilla janë ankuar për një penallti të padhënë në favor të tyre si dhe për golin e Luka Modriç, ku pretendojnë për një pozicion jashtë loje.
Klubi më i sulmuar këto kohë për favorizim nga gjyqtarët është Real Madrid-i. Por për habi, sipas një analize statistikore e cila ka përcjellur ecurinë e klubeve spanjolle që kur sistemi VAR u bë zyrtarisht pjesë e lojës rezulton të jetë skuadra të cilës i janë anuluar më shumë gola nga përdorimi i teknologjisë.
Me futjen e sistemit VAR, Los Blancos i janë anuluar plot 27 gola ku edhe kryeson listen. Sevilla është klubi i dytë me më shumë gola të anuluar nga VAR, me 16 të tilla. Ndërsa lista vazhdon me Atletico Madrid dhe Valencia ku numërojnë nga 14. Më pas, vie Real Sociedad me 13 gola të anuluar dhe Celta Vigo me 12. Gjithashtu kësaj renditje nuk I mungon Barcelona, ku katalansve u janë anuluar 11./UBTNews/