UBT News

Real Madrid dhe katër skuadra të tjera në garë për qendërmbrojtësin e Premier League

Real Madrid janë të interesuar të nënshkruajnë me Jarrad Branthwaite. Qendërmbrojtësi anglez po kalon një sezon të mrekullueshëm me Everton dhe disa skuadra evropiane i janë vënë pas kohët e fundit.

Sipas Daily Mail, përveç Los Blancos, interes per talentin e Everton-it kanë shfaqur edhe Manchester United, Tottenham, Chelsea e Arsenal.

Shtatëlarti anglez posedon cilësi mjaftë të mira. Ai është i gjatë  rreth 195cm dhe përveç menaxhimit të mirë të topit e leximit të lojës, është shumë i ngathët, dhe i aftë me lojën në ajër.

Kontrata e tij aktuale me Toffee skadon në qershor të vitit 2027./UBTNews/

Exit mobile version