Real Madrid ka dhënë një provë force në ndeshjen e fituar me shifrat 4-0 ndaj Tirol në Austri, në atë që ishte ndeshja e fundit përgatitore për skuadrën e Çabi Alonsos para startit të kampionatit.
Madrilenët kishin fituar një miqësore me dyer të mbyllura ndaj Leganes pak ditë më parë, ndaj ky ishte testi i vërtetë për ta para nisjes së La Liga në fundjavën tjetër.
Skuadra madrilene, siç pritej, diktoi ritmin ndaj austriakëve falë lojës ë Arda Gyler, i cili duket se do të ketë një rol qendror në lojën që kërkon Çabi Alonso. Gjithsesi, goli i parë erdhi nga Militao, ndërsa turku krijoi të dytin që u finalizua nga Mbape pak minuta më vonë.
Në fraksionin e dytë të lojës ishte përsëri Mbape ai që shënoi për shifrat 3-0, ndërsa pas një numri të madh zëvendësimesh, kishte vend edhe për golin e katërt të shënuar nga Rodrigo, pas pasimit të Mbape, për të vulosur fitoren përfundimtare.