Sot, do të luhen katër sfidat e mbetura për fazën “play-off” në Champions League. Ndeshja më e pritur e mbrëmjes është padyshim takimi mes Real Madrid dhe Manchester City. Madrilenët, pas fitores 2-3 në transfertë, kërkojnë të bëjnë detyrën në “Santiago Bernabeu”, ndërsa anglezët synojnë të përmbysin situatën dhe të sigurojnë një kualifikim të mundshëm.
Në të tjera takime, Juventus është në një pozicion të favorshëm pas fitores 2-1 kundër PSV në shtëpi. Paris Saint-Germain (PSG) gjithashtu është pothuajse i kualifikuar, pasi ka fituar 3-0 ndaj Brest.
Në ndeshjen tjetër, Borussia Dortmund është shumë afër kalimit në fazën tjetër pas një fitoreje 2-1 ndaj Sporting Lisbon në ndeshjen e parë.
Ndërsa Dortmund-Sporting do të luhet në orën 18:45, ndeshjet e tjera, përfshirë Real Madrid-Mançester City, fillojnë në orën 21:00./UBTNews/