Regjisori i filmit “Rust”, Joel Souza, po e merr veten pasi u plagos aksidentalisht në xhirimet e filmit nga aktori Alec Baldwin. Nga të shtënat me armë zjarri mbeti e vdekur kinematografja Halyna Hutchins.
Lidhur me rastin reagoi për herë të parë regjisori Souza, i cili tha se është tejet i mërzitur “nga vdekja e koleges së tij”.
“Ishte e sjellshme, jashtëzakonisht e talentuar dhe luftoi për çdo centimetër e gjithmonë më shtynte të bëhesha më i mirë. Në këtë moment të vështirë ngushëllimet e mia shkojnë për familjen e saj”, deklaroi ai për NBC News.
Hutchins po punonte si drejtoreshë e fotografisë në filmin “Rust” krah regjisorit Souza në Santa Fe, New Mexico, kur ndodhi incidenti tragjik.
E ndjera u dërgua me helikopter në Spitalin e New Mexico-s, ku u shpall e vdekur, ndërsa Souza u dërgua në spital me ambulancë./UBTNews