UBT News

Reagon familja për filmin “House of Gucci”

Trashëgimtarët e familjes italiane të modës, Gucci, kanë kritikuar filmin e ri “House of Gucci”, ku sipas tyre ata përshkruhen si huliganë.

Në film shkëlqen ylli Lady Gaga në rolin e Patrizia Reggiani, e cila u dënua për vrasjen e ish-bashkëshortit të saj, trashëgimtarit Maurizio Gucci, në vitin 1995.

Ata reaguan përmes një letre të hapur që u publikua nga agjencia italiane e lajmeve, ANSA.  

Në deklaratën e tyre, familja tha se ata u portretizuan “si injorantë”. Aktori Adam Driver luan rolin e Maurizio Guccit krah aktorëve Jared Leto dhe Al Pacino, si anëtarë të familjes.

“Familja Gucci ka të drejtë të mbrojë imazhin e brendit dhe të më të dashurve të tyre”, thuhet mes tjerash.

Tutje në letër thuhet se: “Aldo Gucci (rol ky që luhet nga Al Pacino), që ishte në krye të kompanisë nga vitet 1953-1986, dhe të afërmit tjerë ishin portretizuar si injorantë, banditë, pa pike ndjeshmërie ndaj botës, duke iu atribuar protagonistëve dhe ngjarjeve, me një ton dhe qëndrim që nuk e kishin kurrë. Është jashtëzakonisht e dhimbshme nga pikëpamja njerëzore dhe  fyerje për trashëgiminë mbi të cilën është ndërtuar marka sot”./UBTNews

Exit mobile version