UBT News

Reagon Bella Hadid pas raportimeve se Zayn Malik e goditi të ëmën e modeleve!

Bella Hadid po reflekton! Supermodelja 25-vjeçare ndau një storie në Instagram të enjten, pas lajmeve për ndarjen e motrës së saj, Gigi Hadid, me partnerin Zayn Malik.

“Nuk mund të bëjë asgjë për ty, por po e përmirësoj veten. As ti s’mund të bësh asgjë për mua, por përmirëso veten”, thuhet në thënien të cilën e ka publikuar në storie Bella.

Ky postim erdhi pasi po raportohet se Zayn Malik e goditi fizikisht të ëmën e modeles Gigi, Yolanda Hadid.

Burime të shumta konfirmuan për PEOPLE se këngëtari dhe modelja u ndanë një muaj më parë. Ata kanë një vajzë 13-muajshe, Khai./UBTNews

Exit mobile version