Një emergjencë e papritur shëndetësore gjatë pushimeve në Kosovë u shndërrua në një histori suksesi falë reagimit të menjëhershëm dhe profesionalizmit të ekipit mjekësor të United Hospital. Një pacient, i cili filloi të ndiente simptomat e arrestit kardiak gjatë qëndrimit në një qendër tregtare, u transportua me urgjencë në spital, ku mori trajtim të specializuar në kohën vendimtare.
Pas pranimit në Departamentin e Emergjencës, ekipi i kardiologjisë, i udhëhequr nga Dr. Edis Demiri, ndërhyri menjëherë duke realizuar koronarografinë diagnostikuese dhe më pas vendosjen e stentave, procedurë që stabilizoi gjendjen e pacientit dhe i shpëtoi jetën.
Ky rast dëshmon rëndësinë e diagnostikimit të shpejtë, vendimmarrjes profesionale dhe infrastrukturës moderne spitalore në trajtimin e sëmundjeve akute të zemrës. Në patologjitë kardiake, çdo minutë është vendimtare dhe ndërhyrja në kohën e duhur mund të bëjë dallimin mes jetës dhe pasojave të rënda.
Pas trajtimit, pacienti ndau përvojën e tij, duke shprehur mirënjohje të thellë për Dr. Edis Demirin dhe gjithë stafin e United Hospital, të cilët, sipas tij, i dhanë një mundësi të dytë për jetën përmes kujdesit profesional dhe përkushtimit maksimal.
Ky ekip i jashtëzakonshëm mjekësor në United Hospital zhvillon veprimtarinë e tij nën mbikëqyrjen dhe menaxhimin e vazhdueshëm të menaxherit Edmond Hajrizi, një personalitet me profil të lartë akademik dhe përvojë të gjerë në udhëheqjen e institucioneve moderne.
Me vizion strategjik, standarde të avancuara të menaxhimit dhe përkushtim ndaj cilësisë së shërbimeve shëndetësore, ai ka krijuar një kulturë institucionale të bazuar në profesionalizëm, inovacion dhe kujdes të pandërprerë për pacientin.
Nën këtë qasje menaxheriale, United Hospital vazhdon të investojë në teknologji bashkëkohore, në fuqizimin e kapaciteteve profesionale dhe në ngritjen e standardeve të kujdesit shëndetësor, duke u afirmuar si një nga qendrat spitalore më moderne dhe më të besueshme në Kosovë.
“Jam vërtet shumë i lumtur dhe krenar për profesionalizmin e treguar nga ekipi ynë në këtë rast. Kjo është edhe esenca e misionit të United Hospital – të reagojmë me shpejtësi, të shpëtojmë jetë në momentet më kritike dhe të ofrojmë kujdes shëndetësor cilësor pikërisht atëherë kur pacientët kanë më së shumti nevojë. Çdo sukses i tillë është dëshmi e përkushtimit të mjekëve, infermierëve dhe të gjithë stafit tonë, të cilët punojnë me përgjegjësi, profesionalizëm dhe humanizëm në shërbim të jetës”, tha menaxheri i United Hospital, Edmond Hajrizi.
Me shërbim të pandërprerë 24 orë në ditë, ekip multidisiplinar të kualifikuar dhe teknologji bashkëkohore për diagnostikim dhe ndërhyrje invazive, United Hospital vazhdon të konfirmohet si një nga qendrat më të avancuara spitalore në Kosovë për trajtimin e urgjencave kardiake, duke ofruar standarde të larta të kujdesit shëndetësor dhe siguri maksimale për pacientët./rajonipress/
