UBT News

Reagimi i Pogbas pas vdekjes së talentit 17 vjeçar

Një lajm i rëndë për Juventusin dhe botën e futbollin është mësuar mëngjesin e sotëm.

Lojtari premtues i të rinjve, Bryan Dodien ka ndërruar jetë në moshën 17 vjeçare pas një betejë të ashpër me tumorin që e detyroi atë të linte futbollin për disa kohë në vitin 2015.

Pogba ishte një nga yjet që ka qenë më shumë i interesuar për historinë e Bryan Dodien. Francezi gjatë një derbi ndaj Torinos i kushtoi një dedikim lojtarit në fanellë duke shkruajtur, “Bryan, unë jam më ty”.

Ndërsa, vet Pogba ka reaguar pas vdekjes së Dodien.

“Lajmi më i trishtuar. Mendimet dhe lutjet e mia janë me të gjithë njerëzit tuaj të afërt. Humbja e një personi të dashur nuk është kurrë e lehtë, por nuk do të të harroj kurrë. Pusho në paqe Bryan, do të na mungosh” – shkroi Pogba në Twitter.

Exit mobile version