Ousmane Dembélé ka shprehur emocionet e tij të para pas triumfit historik në ceremoninë e Topit të Artë 2025, ku u shpall lojtari më i mirë në botë.
“Ka shumë gëzim, krenari dhe emocione. Ëndrra ime u bë realitet,” u shpreh ylli francez menjëherë pas marrjes së çmimit prestigjioz.
Ai nuk harroi të falënderonte ata që kanë qenë pranë tij gjatë gjithë rrugëtimit.
Ky është Topi i Artë i parë në karrierën e Dembélés, një arritje që vulosi një sezon spektakolar për sulmuesin e Francës dhe PSG-së./S.K/KP/