UBT News

Reagimet e princit George gjatë ndeshjes Angli-Itali bëhen virale

Italia mundi Anglinë pas kohës shtesë në Euro 2020 të dielën.

Fatkeqësisht për Princin George, ishte e vështirë kur pa ekipin e tij duke humbur finalen e Euro 2020. Së bashku me prindërit e tij Princin William dhe Kate Middleton, George, 7 vjeç, ndiqtje ndeshjen në stadiumin Wembley të Londrës.

Sidoqoftë, ishin shprehjet e fytyrës dhe reagimet e sinqerta të Princit George ndaj humbjes që tërhoqën me të vërtetë vëmendjen e internetit, pasiqë kamerat kapën momente gëzimi, por edhe hidhërimi.

Shumë tifozë të futbollit shpejt nxorën në pah zhgënjimin e Princit të vogël të lexuar qartë në fytyrën e tij.

Ndërsa princi William uroi Italinë për fitoren.

“Urime @Azzurri për një fitore të madhe,” shkroi ai në Instagram. Duke shtuar për ekipin e Anglisë se “Fatkeqësisht këtë herë nuk ishte dita jonë. Ju të gjithë mund të mbani kokën lart, dhe të jeni shumë krenarë për veten tuaj – Unë e di se ka shumë për të ndodhur. W”./UBTNews

Exit mobile version