Oda e Avokatëve të Kosovës përmes një komunikate për medie kanë shprehë shqetësimin serioz me linçimet publike të cilat po vazhdojnë të bëhen nga një pjesë e opinionit publik e në llogari të avokatëve, që janë duke mbrojtur dhe përfaqësuar disa nga rastet më specifike.
Reagimi i plotë:
Reagim i Odës së Avokatëve të Kosovës!
27.08.2021, Prishtinë – Oda e Avokatëve të Kosovës si organizatë profesionale shprehë shqetësimin serioz me linçimet publike të cilat vazhdojnë të bëhen nga një pjesë e opinionit publik e në llogari të avokatëve, që janë duke mbrojtur dhe përfaqësuar disa nga rastet më specifike.
Oda e Avokatëve të Kosovës, dëshiron të përkujtoj opinionin se bazuar në ligjet pozitive në fuqi, është DETYRIM themelor i Avokatit që sipas detyrës zyrtare të ofroj ndihmën juridike në mënyrë profesionale, të ndërgjegjshme, të denjë dhe në pajtim me Ligjin dhe Kodin e Etikës, pavarësisht se për çfarë rasti bëhet fjalë, andaj linçimet publike të cilat janë duke i‘u bërë Avokatëve dhe familjeve të tyre, janë krejtësisht të pa pranueshme dhe në kundërshtim me interesat dhe obligimet ligjore që ka Kosova në kuadër të shtet ndërtimit dhe në raport me partnerët ndërkombëtar.
Ne, përkujtojmë faktin se Shteti i Kosovës dhe sistemi i drejtësisë në Kosovë, ka për obligim të siguroj mbrojtjen juridike të secilit qytetar të saj dhe në këtë drejtim askush nuk mund që të përdor rrjetet e komunikimit apo ato sociale, për të kritikuar mbrojtjen profesionale që avokati ka detyrim ligjor t’i ofroj palëve.
Oda e Avokatëve të Kosovës, gjithmonë do të jetë në mbrojtje të të gjithë anëtarëve të saj kur ata atakohen pa të drejtë nga kushdo, vetëm pse janë në krye të detyrës dhe do të bëjë të pamundurën që asnjëherë të mos nëpërkëmbet avokati gjatë ushtrimit të profesionit.
Andaj, në këtë drejtim OAK, apelon te organet e drejtësisë që të ofrojnë bashkëpunim avokatëve për të kryer detyrimin e tyre ligjor, mbrojtjen e të dyshuarve dhe përmbushjen e misionit ligjor, në kuadër të kompetencave të tyre