UBT News

R’Bonney Gabriel u zgjodh Miss Universe

R’Bonney Gabriel nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u zgjodh Miss Universe në edicionin e 71-të të shtunën mbrëma.

Gabriel, e cila vitin e kaluar triumfoi në Miss Amerika, e mori kurorën para Amanda Dudamel nga Venezuela dhe Andreina Martinez nga Republika Dominikane.

Eventi u mbajt në New Orleans, Luizianë, ku 84 gra nga e gjithë bota garuan në këtë kompeticion.

Kur Gabriel hyri në toppesëshe, ajo u pyet: “Miss Universe e bëri një ndryshim gjithpërfshirës, duke ua mundësuar nënave dhe grave të garojnë në këtë kompeticion. Çfarë ndryshimi do të donit ta shihni vitin tjetër dhe pse?”

Gabriel u përgjigj se shpreson se organizatorët do ta ndryshojnë kufirin e moshës së kandidateve.

“Për mua, do të doja të shoh një ndryshim moshe sepse unë jam 28-vjeçare. Dhe kjo është mosha e fundit kur mund të konkurroni. Dhe mendoj se është diçka e bukur. Thënia ime e preferuar është ‘nëse jo tani, kur?’. Sepse si grua, besoj se mosha nuk na definon. Nuk është e nesërmja apo e djeshmja – por e tashmja. Koha është tani”, deklaroi ajo./UBTNews/

Exit mobile version