Arsenali do t’i rikthehet nesër aksionit në Premier Ligë, dhe ndeshjen e radhës e ka një test të vështirë.
Me fillim nga ora 18:30, Arsenali zhvillon ndeshje si mysafirë i rivalit londinez, Brentford. Për ndeshjen e nesërme, një titullar te Arsenali është i sigurt, dhe ai është portieri Aaron Ramsdale.
Si pasojë e marrëveshjes së huazimit mes Arsenalit dhe Brentfordit për David Rayan, ky i fundit nuk mund të paraqitet nesër kundër klubit të tij.
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta e ka konfirmuar se Aaron Ramsdale do të mbrojë nesër portën kundër Brentfordit.
Ndeshja e fundit e Ramsdale në Premier Ligë ishte më 3 shtator kundër Manchester United.