Ish-sulmuesi i Juventusit, Fabrizio Ravanelli, ka folur sërish për Edon Zhegroven, duke e vlerësuar lart talentin e futbollistit kosovar.
Ravanelli ka treguar se ka zhvilluar një bisedë me Zhegrovën, të cilit i ka thënë se paraqitjet që bën në stërvitje dhe me Kombëtaren e Kosovës duhet t’i tregojë edhe në ndeshjet me Juventusin.
“Fola me të dhe i thashë se është një fenomen. Ajo që bën në stërvitje dhe me Kosovën, duhet ta bëjë edhe në ndeshjet për Juventusin. Nëse gjen qëndrueshmëri, është lojtari më i fortë dhe ai që vendos ndeshjet”, ka deklaruar Ravanelli.
Ish-sulmuesi italian beson se Zhegrova ka potencialin për të bërë diferencën në fushë, nëse arrin të jetë i qëndrueshëm në paraqitjet e tij.
Ravanelli ka luajtur për Juventusin nga viti 1992 deri më 1996, duke shënuar 41 gola në 111 paraqitje.
D.L
