UBT News

Ratcliffe hapi derën për rikthimin e tij në Old Trafford, Manchester United merr vendimin për Greenwood

E ardhmja e Mason Greenwood në Manchester United do të vendoset deri në fund të majit, sipas SunSport.

Pronari i ri, Sir Jim Ratcliffe ka angazhuar një ekip të këshilltarëve në mënyrë që ta bëjnë zgjidhjen e çështjes një “prioritet” nga tani deri në fund të sezonit.

Në anën tjetër, mësohet se edhe menaxheri Erik ten Hag e ka bërë të qartë se do të mirëpriste rikthimin e lojtarit në “Old Trafford”.

“Jim Ratcliffe dëshiron që ajo të zgjidhet deri në fund të majit, në mënyrë që ata të mund të shkojnë në verë duke ditur se çfarë po ndodh. Por, për Mason ka interesim edhe nga Barcelona, mirëpo asnjë lëvizje dhe asnjë bisedë nuk do të ndodhë deri në fund të majit. Tani për tani, gjasat janë 50/50 që Mason të kthehet”, thuhet në një raport.

Greenwood, i cili shkoi në huazim te Getafe në shtator, nuk është paraqitur për United qëkur u pezullua pasi u arrestua me dyshimin për përdhunim dhe sulm seksual në janar 2022.

Të gjitha akuzat u hoqën më pas, por “Djajtë e Kuq” sugjeruan se ai nuk kishte gjasa të kthehej në klub.

Ndërkaq, 22-vjeçari deri më tani në këtë edicion numëron 25 paraqitje me fanellen e Getafe-s, ku arriti ta dërgoj shtatë here topin ë rrjetë dhe të asistoj pesë here./UBTNews/

Exit mobile version