UBT News

Rasti Ibër-Lepenc: Dalin para gjykatës të akuzuarve për sulmin terrorist

Janë nxjerrë para trupit gjykues të akuzuarit për sulmin mbi infrastrukturën kritike të kanalit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, Jovan Viqentijeviq dyshohet se në bashkëkryerje me vëllain e tij, Dragisha Viqentijeviq, kanë dëmtuar me qëllim instalimet e ujësjellësit dhe kanë kryer vepër terroriste përmes përdorimit të eksplozivit.

Në këtë proces gjyqësor po gjykohet edhe Igor Dimoviq, i cili ndryshe nga vëllezërit Viqentijeviq, po mbrohet në liri.

Shpërthimi në kanalin e ujit në nëntor të vitit 2024, ku dyshohet se u përdorën rreth 20 kilogramë lëndë plasëse eksplozive, është cilësuar nga autoritetet e Kosovës si sulm terrorist, duke e bërë përgjegjëse direkte Serbinë për organizimin e tij. /E.A/

Exit mobile version