Një rast me COVID-19 është detektuar në fshatin në Lojërat Paralimpike, vetëm disa ditë para fillimit të Lojërave.
Organizatorët kanë thënë të enjten se personi që rezultoi pozitiv me virus nuk është atlet dhe as banor i Japonisë.
Organizatorët kanë raportuar më shumë se 70 raste me COVID të lidhura me Lojërat Paralimpike, shumica në mesin e kontraktuesëve dhe stafit.
Rreth 4 mijë e 400 atletë nga përafërsisht 160 ekipe do të marrin pjesë në Lojërat Paralimpike.
Tokio aktualisht është nën gjendjen e katërt të jashtëzakonshme, dhe organizatorët kanë marrë vendim që Lojërat të zhvillohen pa spektatorë.
Organizatorët thonë se ata arritën ta mbajnë larg Covidin gjatë Lojërave Olimpike në fillim të këtij muaji përmes masave të ashpra kundër virusit. Sidoqoftë, kritikët thonë se Lojërat kontribuan në një rritje të infeksioneve brenda vendit.
Ditët e fundit, Japonia ka raportuar më shumë se 20 mijë raste në ditë, më shumë se kurrë më parë./UBTNews