Rastet e reja me Covid-19 në Zelandën e Re u rritën përsëri pasi vendi po lufton me valën e dytë të infeksioneve omikron, tha të enjten Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë 24 orëve të kaluara, Zelanda e Re regjistroi 11 mijë e 282 infeksione të reja, duke e çuar numrin e rasteve në mbi 1.47 milionë, sipas ministrisë.
Me 23 viktima të tjera, numri i vdekjeve të lidhura me virusin gjithashtu u rrit në një mijë e 697.
Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë tha se ata janë duke monitoruar nga afër rritjen e vazhdueshme të rasteve dhe shtrimeve në spital me COVID-19, si pjesë e rishikimit të tyre të vazhdueshëm dhe përditësimit të përgjigjes ndaj shpërthimit aktual të komunitetit.
Qeveria njoftoi gjithashtu se do të sigurojë maska mjekësore falas dhe teste të shpejta të antigjenit, si masa shtesë për të ndihmuar në trajtimin e valës së dytë të omicron. /UBTNews/