Pas një kohe jashtë fushave të blerta, Milot Rashica iu është rikthyer stërvitjeve me klubin e Werder Bremen-it.
Lojtarit nga Vushtrria iu kishte dhënë një javë pushim nga Werder Bremen, në mënyrë që të kalojë situatën e krijuar psikike, pas dështimit që të kalojë te ndonjë klub tjetër. Trajneri gjerman pati thënë në një intervistë se klubi i kishte dhënë pushim Rashicës në mënyrë që ai të koncentrohej tërësisht tek Werder Bremen, pas periudhës së vështirë që po kalonte.
Ndërkaq, klubi gjerman në njoftimin zyrtar në Twitter ka njoftuar se Rashica është bashkuar me grupin në stërvitje.
“Milot Rashica është kthyer në stërvitje me skuadrën e Werderit”, shkruan në njoftimin e faqes zyrtare të klubit në Twitter./UBTNews